Akomodimi

Përzgjedhje për fjetjen

Konaku 1

Suite familjare XL

Kjo dhomë është e përshtatshme për grupe deri në shtatë persona.

Ka dy shtretër marinari, një krevat dopio në një kat të ndërmjetëm, ose mexaninë, si dhe një divan të madh të rehatshëm, i cili mund të shndërrohet në një shtrat shtesë.

Me tavan të lartë dhe trarë të dukshëm prej druri, kjo dhomë ka volum e megjithatë mbetet komode. Ashtu si me të gjitha dhomat tona, Konaku 1 ngrohet me një sobë drush, disponon një tryezë kafeje dhe sallon, si dhe vjen me banjën e vet private, pajisur me WC dhe dush.

Konaku 2

Suite familjare M

Dhoma më e vogël e dy dhomave familjare.
Në të ndodhen dy shtretër tek dhe një tjetër dopio në mexaninë.

Ashtu të gjtha dhomat që kemi, Konaku 2 ngrohet me një sobë drush, disponon një tavolinë të vogël me karrike, dhe vjen me banjon e saj private, pajisur me WC dhe dush.

Konaku 3

Suite familjare L

Kjo dhomë është e përshtatshme për grupe deri në shtatë persona.

Ka dy shtretër marinari, një krevat dopio në një kat i ndërmjetëm dhe një divan të madh të rehatshëm, i cili mund të shndërrohet në një shtrat shtesë.

Duke shfaqur një tavan të lartë me trarë të dukshëm prej druri, kjo dhomë ka vëllim dhe megjithatë mbetet komode. Ashtu të gjtha dhomat që kemi, Konaku 3 ngrohet me një sobë drush, disponon një tavolinë të vogël me karrike dhe divan, si dhe vjen me banjon e saj private, pajisur me WC dhe dush.

Mikpritje

Përzgjedhje Paketash

Fjetje & Mëngjes

Fjetja e rehatshme dhe mëngjesi i bollshëm Shqiptar dhe Europian janë dy arsye të mjaftueshme për një qëndrim sa më direkt pranë nesh.

BASIC

Fundjava në fshat

Dy netë me menu të paracaktuar sipas produketeve të stinës, dhe me pije e përfshira.

ALL-INCLUSIVE

Prenotime për grupe/ Retreats

Prenotim privativ i mjediseve të strukturës, me ose pa shërbimet mbështetëse - shërbim, restaurant etj.

NEW

Pushime familjare

Paketa All-inclusive për dy net, dy të rritur dhe dy fëmijë, me vaktet e përfshira dhe pije jo-alkolike.

Menu familjare

Ditë pushimi Escape

Paketë all-inclusive me menu fikse dhe pije jo-alkolike të përfshira.

Low traffic

Vizitë në fshat

Për një kafe të freskët aromatike apo për një darkë gjatë tureve të ecjeve përreth

Gjithë vitin

SHËTITJE NË NATYRË

Mbledhje kërpudhash apo lulesh në pyjet dhe majat kodrinore të luginës

Stinore

GLAMPING

Shijoni freskinë ultime gjatë stinës së verës duke fjetur në natyrën e pyllit përreth

Verore

CAMPING

Gjeni strehë pranë nesh për një tarifë simbolike për facilitetet, ose ndihmoni në mënyrë vullnetare

Gjithë vitin

Xhiro me kalë

Kombinoni vizitën tuaj në qytetin e Gjirokastër me një xhiro simpatike mbi kalë, buzë luginës së Drinos, vetëm ose i shoqëruar me guidë.

Tur me guidë

Qira ditore

Tur disa-ditor

Raste të veçanta

Kurs gatimi

Mësoni në çdo kohë si të gatuani diçka më shumë nga pjatat tipike të zonës së Përmetit dhe Këlcyrës, pa munguar recetat klasike shqiptare

Byrek me radhiqe

Dollma

Shqeto Përmeti

Sheqerpare

Shërbime Ekstra

Shijoni diçka më shumë gjatë qëndrimit Tuaj në Albanik, si një shëtitje mbi kalë apo një kurs gatimi. Ne i përditësojmë rregullisht ofertat the listën e aktiviteteve sipas stinë, kureshtjes, dhe sipas kritkëve tonë më të mirë, klientët tanë.