OUR SOCIAL

Hithra (Urtica Dioica)

Perberesit Aktive :

Rizoma : polisakaride, tanine, laktine, perberes fenolike, linjane, sterole.

Gjethet : proteina te plota, flavonoide, vitamina, kripra minerale dhe oligo-elemente : vitamine C (7 here me shume se portokalli), hekur, calcium (pothuajse sa djathi), provitamine A.

E perdorur me pare si revulsiv ne raste paralizash, hithra ishte e njohur ne mjekesine popullore si nje atropin i shkelqyer. Ferkimi dhe fshikullimi ne nje tufe hithrash rekomandohej kunder dhimbjeve te reumatizmes. Ky proces ‘’heroik’’ duket se nuk behet me ne ditet tona.

Rivitalizues dhe detoksifikues :

  • Rizomat e hithres kane rezultuar efikase ne trajtimin e hiperplazise beninje te prostates. I perdorim per te shtuar volumin dhe debitin urinar dhe per te reduktuar mbetjet pas urinimit.
  • Gjethet detoksifikuese, diuretike dhe anti-inflamatore perdoren kunder dhimbjeve te reumatizmes, artritit dhe infektimit te rrugeve urinare.
  • Hithren e perdorim kunder formimit te kalkereve renale(guret e veshkave).
  • Vetite atropine te hithres jane perdorur edhe kunder hemoragjive me origjina te ndryshme: nga goja, menstruacione te shumta, gjakderdhje nga hunda.
  • Hithra eshte nje pastrues efikas kunder dermatozave akute: ekzemave, psoriazit dhe koreve te lekures.
  • Hithra perdoret ne kompozimin e kremrave qe ndihmojne floket te mbijne ose per te rritur vitalitetin e thonjve apo bukurine e lekures.

Specie tjeter : Hithra e vogel (Urtica Urens), ne prekje eshte me perveluese por paraqet te njejtat veti mjekesore si e madhja.

Perdorime te tjera : Hithrat haen te fresketa ose te gatuara(supe, byrek, lakror, etj). Ne kopesht, hithrat e kalbezuara ne uje perdoren si pesticid natyral apo si fertilizues duke lagruar insektet dhe forcuar te mbjellat.

Si ta perdorim ?

Perdorim i brendshem : Zierja e rizomave. 30-40g ne 1 liter uje, I leme te ziejne per 10 min dhe lengu pihet 3 here ne dite per shqetesimet me prostaten.

Lengu I hithrave. 100g bime e fresket ne dite si pastrues.

Ne caj. 30-60g gjethe ne 1l uje, pihet nje filxhan para cdo vakti kunder reumatizmave dhe artritit.

Perdorim i jashtem : locion per floket. Leme te veprojne per nje muaj, 60g rizoma te hithres, 60g rigon ne 1l raki dhe me pas e masazhojme cdo dite koken me te.

Vetite kryesore :

  • Diuretik
  • Anti-inflamator
  • Kunder reumatizmes
  • Atropin
  • Rivitalizues
  • Kunder problemeve te lekures dhe renies se flokeve

Pjeset e perdorura :

Rizoma, gjethet, e gjithe bima.

Pershkrim :

Bime shumevjecare e pranishme ne te gjitha rajonet e temperuara dhe me shumice ne tokat e pasura me azot dhe sidomos ne vendbanimet e braktisura apo pergjate shtigjeve.  Ajo mbulohet nga nje numer i pafundem halash te vogla te drejta qe thyhen me prekjen me te vogel duke lene te rrjedhe nen lekure nje leng thumbues i pasur me histamine qe provokon nje djegie te pakendshme dhe nje papile te skuqur. Kercenjte e drejte mbajne gjethe te vendosura simetrikisht, te medha dhe te dhembezuara. Lulet jeshile te vendosura ne vile ne sqetullen e gjetheve jane ose meshkuj ose femra sipas bimes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *