Perberesit Aktive :
Rizoma : polisakaride, tanine, laktine, perberes fenolike, linjane, sterole.
Gjethet : proteina te plota, flavonoide, vitamina, kripra minerale dhe oligo-elemente : vitamine C (7 here me shume se portokalli), hekur, calcium (pothuajse sa djathi), provitamine A.
E perdorur me pare si revulsiv ne raste paralizash, hithra ishte e njohur ne mjekesine popullore si nje atropin i shkelqyer. Ferkimi dhe fshikullimi ne nje tufe hithrash rekomandohej kunder dhimbjeve te reumatizmes. Ky proces ‘’heroik’’ duket se nuk behet me ne ditet tona.
Rivitalizues dhe detoksifikues :
Specie tjeter : Hithra e vogel (Urtica Urens), ne prekje eshte me perveluese por paraqet te njejtat veti mjekesore si e madhja.
Perdorime te tjera : Hithrat haen te fresketa ose te gatuara(supe, byrek, lakror, etj). Ne kopesht, hithrat e kalbezuara ne uje perdoren si pesticid natyral apo si fertilizues duke lagruar insektet dhe forcuar te mbjellat.
Si ta perdorim ?
Perdorim i brendshem : Zierja e rizomave. 30-40g ne 1 liter uje, I leme te ziejne per 10 min dhe lengu pihet 3 here ne dite per shqetesimet me prostaten.
Lengu I hithrave. 100g bime e fresket ne dite si pastrues.
Ne caj. 30-60g gjethe ne 1l uje, pihet nje filxhan para cdo vakti kunder reumatizmave dhe artritit.
Perdorim i jashtem : locion per floket. Leme te veprojne per nje muaj, 60g rizoma te hithres, 60g rigon ne 1l raki dhe me pas e masazhojme cdo dite koken me te.
Vetite kryesore :
Pjeset e perdorura :
Rizoma, gjethet, e gjithe bima.
Pershkrim :
Bime shumevjecare e pranishme ne te gjitha rajonet e temperuara dhe me shumice ne tokat e pasura me azot dhe sidomos ne vendbanimet e braktisura apo pergjate shtigjeve. Ajo mbulohet nga nje numer i pafundem halash te vogla te drejta qe thyhen me prekjen me te vogel duke lene te rrjedhe nen lekure nje leng thumbues i pasur me histamine qe provokon nje djegie te pakendshme dhe nje papile te skuqur. Kercenjte e drejte mbajne gjethe te vendosura simetrikisht, te medha dhe te dhembezuara. Lulet jeshile te vendosura ne vile ne sqetullen e gjetheve jane ose meshkuj ose femra sipas bimes.
Ferma Grand Albanik - Copyright 2016 - 2020