OUR SOCIAL

Elona Bejo

14 May 2021

No Comments

Dellinja (Juniperus Communis)

Perberesit Aktive :

Konet : tanine, sheqere, rezine, juniperine, diterpene, essence aromatike te pasur me karbure (pinene, mircen, sabinen, limonene, terpineol)

Matthiole (botanist Italian), ne shekullin XVI, e rekomandonte drurin e dellinjes per banja kunder grumbullimit ne artikulacione te acidit urik i cili shkakton dhimbje dhe iflamacion te kyceve. Gjethet dhe majat e celura, por sidomos hiri i tyre perdoreshin si pastrues. Levorja e dyte (ajo e bardha) edhe sot perdoret kunder akneve. Por, ato qe mbartin virtytet me te cmuara jane sidomos frutat. Catoni plak, para 20 shekujsh rekomandonte veren diuretike me baze frutat e dellinjes. E konsideruar ne mesjete si nje bime qe sheronte nje numer te madh semundjesh, dellinja qe atehere nuk ka pushuar se perdoruri nga autoritetet e mjekesise, dhe ato veti te njohura qe ne shekullin XVIII dhe XIX pranohen akoma edhe sot.

Nje arome e kendshme manushaqeje

  • Frutat e Dellinjes jane nje diuretik efikas. Ato aplikohen ne edemat e pergjithshme(akumulimi I lengjeve ne trup), per guret e temthit dhe te veshkave, ne inflamacionet e fshikezes urinare si dhe ne rastet e inflamacionit te kyceve, artriteve dhe reumatizmave.
  • Antiseptik, ato nuk duhen neglizhuar ne trajtimin kunder sekrecioneve gjenitale dhe infeksioneve te rrugeve gjenitale.
  • Frutat e Dellinjes jane efikase edhe per te ndihmuar tretjen, sidomos ne rastet e grumbullimit te gazrave ne aparatin tretes apo urthit.

PERDORIME TE TJERA : E pandare nga turshite e lakres, dellinja perdoret per te parfumosur plot gatime te tjera. Prej dellinjes mund te pregatisim likere te ndryshme dhe nepermjet distilimit mund te perftojme nje alkool teper aromatik (raki dellinje).

SPECIE TE TJERA : Juniperus Oxycedrus ose dellinja e kuqe, eshte nje shkurre e rajonit te mesdheut. Nepermjet karbonizimit te drurit te kesaj specieje perftojme nje vaj te zi dhe teper aromatik. Shume i perdorur ne dermatologji ai aplikohet me sukses ne ekzema, kunder akneve, psoriazis, zbokthit dhe dermatozes.

Si ta perdorim ?

  • Per perdorim te brendshem :

-Ziejme ne zjarr te avashet per nje kohe te gjate ne 1 liter uje, 20-30g levore te bardhe. E pijme pergjate gjithe dites, kunder akneve.

-30-60g dru Dellinje zihen ne zjarr te avashet ne 1 liter uje per te stimuluar djersitjen.

-20-30g fruta Dellinje zihen 10min ne 1 liter uje dhe pihen gjate dites si diuretik, tonik, per te stimuluar stomakun dhe oreksin.

– Ne nje liter vere hedhim 60g fruta te shtypura. E veme per te ngrohur deri ne vlim dhe pastaj e leme te pushoje per 3 dite ne nje shishe. Pime nje gote ne mengjes esell si diuretik.

-Kure e rekomanduar nga Sebastian Kneipp. Marrim si fillim 4 kokrra dellinje ne dite, pastaj shtojme nga 1 kokerr ne dite deri sa te arrijme ne 15 kokrra. Pastaj i zbresim deri sa te arrijme ne nje kokerr.

  • Per perdorim te jashtem

Banja e dellinjes. Ziejme ne uje 2 kg dege te njoma dhe nje grusht me fruta. Keto ja shtojme ujit te vaskes, kunder reumatizmes, inflamacionit te kyceve dhe akneve.

Vetite kryesore

  • Diuretik
  • Antireumatizmal
  • Antiseptik
  • Dixhestiv

Pjeset e perdorura

  • Levorja
  • Druri
  • Frutat

Pershkrimi

Shkurre qe arrin nga 3-6m lartesi, e zakonshme ne faqet e thata te kodrave, ne bregdet, dhe ne pyjet e rralla. Dellinja shtrihet ne te gjithe hemisferen e veriut duke u ngjitur ne male deri ne lartesine 3000m ku gjendet nje variant i saj, xhuxh dhe zvarrites. Trungu, zakonisht i kuqerremte, permban hala jeshile ne blu, 3 per cdo nivel. Frutave te Dellinjes I duhen 2 vite per t’u maturuar dhe per te marre ngjyren e tyre here blu te erret dhe here te kuqe ne te kafenjte sipas species. Shija e tyre eshte e embel dhe aromatike me nje parfum rreshiror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *