OUR SOCIAL

Elona Bejo

14 May 2021

No Comments

Bliri (Tilia sp.)

Perberesit aktive :

Lulet : mucilage, tanine, acide fenolike, proantocianidole, flavonoide(midis te cilave, kuarcetina dhe kuanferoli), esence aromatike.

Pjesa e brendshme e levores : acide fenolike, tanine, fraksocid, eskulocid, aminoacide.

Plini (natyralist romak i shekullit te pare te eres tone) i permend efektet fatlume te veres se levores se blirit ne librin e tij ‘’te metat e lekures’’. Shume kura te ndryshme mburren me veprimin e blirit ne epilepsi, paralize, humbje ekuilibri, apo grumbullimin e lengjeve ne organizem. Rendesia e tij ishte e tille qe me nje urdher mbreteror kerkohej mbjellja e blirit aneve te rrugeve qe te mblidhej e t’u dergohej spitaleve.

Qetesues por edhe perforcues :

  • Lulja e blirit eshte e cmuar per vetite e saj qetesuese dhe antispazmatike. Lulet jane nje qetesues i shquar i sistemit nervor dhe sigurojne per ata qe vuajne nga pagjumesia, nje gjume perterites. Megjithate, ne nje doze e ekzagjeruar ose kur caji zihet per nje kohe te gjate, bliri ka efekt eksitues dhe mundet, ne te kundert, te shkaktoje pagjumesi.
  • Si antispazmatik, bliri ndihmon ne veshtiresite e tretjes, sidomos kur origjina e kesaj te fundit eshte nervozizmi I shtuar.
  • Duke favorizuar djersitjen, bliri eshte nje kure e shkelqyer kunder gripit dhe ftohmes. Redukton sekrecionet e hundes dhe qeteson dhimbjet muskulare dhe dhimbjet shoqeruese te kokes.
  • Banjat me bli jane qetesuese per femijet e vegjel me shqetesime.
  • I zier, lengu rekomandohet per te lyer lekuren qe kruhet.
  • Perdoret edhe si uje tualeti per te tendosur lekuren dhe hequr papastertite, pikat e zeza dhe pucrat.
  • Caji me levoren e bardhe te blirit te eger eshte zbuluar se eshte nje drenazhes i mire natyral per organizmin qe pastron ne thellesi. Ai stimulon melcine dhe rregullon sekretimin e temthit duke permiresuar tretjen, shperben acidin urik qe provokon inflamacionet e artikulacioneve dhe guret ne veshka.

Perdorime te tjera :

Kur jane te reja dhe te tejdukshme, gjethet konsumohen ne sallate. Te maturuara ato thahen dhe bluhen ne puder qe trazohet me miellin per te pregatitur buke, kulac apo embelsira.

Si ta perdorim :

Perdorim i brendshem : Caji i luleve te blirit. 3-5g per nje tas me uje te valuar. Mund te pime 2-4 tasa ne dite. Si qetesuar dhe per te ndihmuar tretjen.

Perdorim i jashtem : I zier. 60-70 g lule ne 1 liter uje. Per lyerje te lekures, kompresa dhe si uje tualeti. Per banjat qetesuese duhet te ziejme 500 g bime ne disa litra une, shtrydhur dhe filtruar dhe kjo i shtohet ujit te vaskes.

Vetite Kryesore :

  • Qetesues
  • Ndihmon tretjen
  • Stimulon temthin
  • Diuretik
  • Kunder problemeve te lekures

Pjeset qe perdoren :

  • Lulet, levorja e bardhe, sythat, gjethet dhe rreshira

Pershkrim :

Peme e madhe qe njihet lehte prej gjetheve te saj te medha ne forme zemre me anet e dhembezuara. Lulet e blirit, te verdha ne jeshile te grupuara ne kurore mbi nje gjethe te gjate membranore. Ato leshojne ne fillim te veres nje arome te bute mjalti. Fruti eshte nje sfere e vogel me gezof qe mban brenda vetem nje fare. Vetem 3 specie jane te njohura per vetite e tyre mjekesore: Bliri me gjethe te medha(Tilia Platyphyllos), bliri me gjethe te vogel(T Cordata), dhe bliri i zakonshem(T X Europea), hibrid i dy te siperpermendurve. Edhe specie te tjera mund te perdoren sic eshte bliri I argjendte(T. Tomentosa) per shembull. Bliri komun(I zakonshem) eshte perdorur shpesh ne parqe dhe kopshte si peme decorative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *